3 muaj pas tragjedisë në Torovicë, vazhdojnë të bien gurë

Në rrugën e Torovicës në Lezhë vazhdojnë të bien gurë nga mali. Tre muaj pas tragjedisë që u mori jetën 3 personave në këtë segment rrugor, situata nuk ka ndryshuar.

Pasi tre jetë humbën, rrëshqitja e gurëve në Torovicë të Lezhës mori përmasa të mëdha tetorin e vitit të shkuar. Zonën e inspektuan emergjencat civile dhe shërbimi gjeologjik. Në të dy rastet u tha se do të kërkonin ndërhyrje emergjente për të shmangur përsëritjen e të tilla aksidenteve.

Shërbimi gjeologjik nëpërmjet inxhinierit të saj, Vladimir Prendi krahas rrezikut nga gurët foli edhe për kërcënimin që kishte familja e Paulin Prendit në Torovicë. Disa muaj më pas situata ka mbetur e njëjtë. Paulin Prendi tregon për atë çfarë i kanoset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët nuk kanë shpresë për ndërhyrje, ata mendojnë se kështu ndodh gjithmonë. Në dhjetor zonën e inspektuan edhe forcat xheniere të ushtrisë. Në mungesë të kapaciteve që realizojnë ndërhyrje të tilla, Bashkia e Lezhës kërkoi mbështetjen e tyre dhe ka vënë në dispozicion mjete dhe fuqi punëtore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet se si do të veprohet në këtë zonë, por ajo që është e sigurtë ka të bëjë me faktin se nga mali vazhdojnë të bien gurë./AbcNews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?