3 nga 34 më të rrezikshmit në Itali u kapën në Shqipëri
Një aksion i Policisë së Shtetit çoi në pranga 3 nga 34 personat e rrezikshëm që kërkon Italia, kjo në vitin 2020. Sipas ”ora news”, ministria e Brendshme Italiane ka publikuar raportin zyrtar të aktivitetit të Grupit të Integruar Interforcë për Kërkimin e personave të rrezikshëm nga drejtësia italiane për periudhën kohore 2010-2020.
Nga 132 personat e arrestuar gjatë kësa dekade pune, 34 prej tyre, janë arrestuar në kontinentin Europian e në vendet; Shqipëri, Spanjë, Belgjikë e Francë. Nga këto 31 persona ishin konsideruar të rrezikshëm e 3 shumë të rrezikshëm.
Të arrestuarit në Shqipëri
Në raport, në një hartë globale specifike me numrin e personave të arrestuar në çdo vend të botës e të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, Shqipëria është ndër shtetet me numrin më të lartë me 3 të kërkuar për krime të rënda, të fshehur e të kapur në këtë territor. Dy prej të arrestuarve janë Adrian Çekini dhe Bujar Sejdinaj.
KOHA JONË SONDAZH

