3 pajisje respiratore shtesë në spitalin Infektiv, familjarët ushqime për mjekët dhe infermjerët
Situata në spitalin infektiv po vështirësohet për shkak të numrit të lartë të pacientëve, të infektuar me COVID-19 dhe që kanë nevojë për ndihme mjeksore. Dëri më tani janë në terapi intensive janë 4 pacient ndërsa 3 te tjerë janë në intubim dhe gjendja e tyre është e rëndë.
Burime nga brenda spitalit thanë për ABC News se deri me tani nuk ka pasur shenja përmirësimi nga ana e tyre. Ndërsa për të përballuar situatën kanë sjell në spitalin infektiv edhe 3 paisje të tjera respiratore për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që kanë vështirësi në frymarrje.
Gjatë paraditës së të mërkurës kanë mbërritur me ambulanë 4 pacientë të dyshuar me COVID-19. Të dyshuarit janë një grua rreth të gjashtëdhjetave dhe 3 mëshkuj, dy prej të cilëve janë rreth gjatshtedhjet vjeç, midis tyre edhe një djalë mbi 30 vjeç.
Në frontin e parë që po përballen me COVID-19 janë mjektët dhe injermjerët. Të cilët kanë prej më shumë se dy javësh janë në spital 24 orë në shërbim të persove të infektuar. Familajrët e tyre u kanë sjell të mërkurën pako me ushqime, uje, por kishin sjelle dhe nje batanije për shkak të uljes së temperaturave. Familjartë ishin të paisur me maksa dhe doreza por nuk resketonin distancën midis njeri tjetrit.
Spitali infektin ka një kapacitet pre 120 shtretërish, por pjesa me e madhe e tyre janë plotësuar me pacientë. Ndërsa çadrat e triazhimit, nuk janë bërë akoma funksionale, por që ruhen gjithe kohen nga uniformat blu. /abcnews.al