3 pyetje për Gent Cakajn

Nga: Erion Malaj

Disa pyetje për Ministrin në detyrë të Evropës dhe Punëve të Jashtme zotin Gent Cakaj:

Pikë së pari, a e keni vënë re se në laptopin tuaj dhe një nga kompjuterat e zyrës, nuk ekziston në hartë vendi juaj i origjinës, Kosova?

Së dyti, a e keni vënë re sa persona publik si Dua Lipa, Rita Ora etj kanë çuar zërin dhe kanë firmosur një peticion për të vendosur Kosovën në hartë ashtu si i takon?

Së treti, a e dini se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka derguar shkresë zyrtare për këtë ofendim që i bëhet vendit?

Së fundmi, duke qenë se për ju thanë se ishit një ndër njerezit më inteligjentë që na paska bota (dhe pse Naimi po te ish gjallë do ti kish thënë nja dy fjale) ju lutem na tregoni çfarë keni bëre ju për të ndikuar që Kosova të jetë ne hartën e sistemeve IOS, si shtet sovran dhe i pavarur. Unë kam besim se ju keni ngritur zërin me shkresa zyrtare drejtuar Apple ashtu si ka bëre kolegia juaj e Kosovës ndaj ju ftoj ti publikoni.

Nëse keni patur punë me të rëndësishme se kjo, atëherë duhet të rishikoni prioritetet dhe filloni të mbroni interesat kombëtarë dhe ato të trevave Shqipfolëse me vepra dhe jo me foto, as me fjale.

SHKARKO APP