3 qytete në vend kanë vrasës që policia nuk i kap

Vrasje, ekzekutim, atentat, banda, hakëmarrje etj, janë fjalët që përshkruajnë situatën ku ndodhet Elbasani. Qyteti prej vitesh është në dorën e të fortëve, që vrasin e godasin nën syin e Policisë, dhe kjo e fundit tregohet e dobët dhe e tërhequr për të vënë ligjin në zbatim. Ekzekutimi i dyfishtë është në vazhdën e vrasjeve që lidhen me njëra-tjetrën.

Kamerat e sigurisë tregojnë se autorët ndihmohen edhe nga një person i tretë që drejtonte automjetin “Volvo”, ndërsa më herët kishin qarkulluar në zonë duke vëzhguar shënjestrat e atentatit. Ngjarja e fundit është vetëm një nga vrasjet mafioze të këtij viti ku autorët janë shfaqur të mirë-organizuar duke mos u zbuluar nga Policia.

Durrësi dhe Vlora janë qarqet me nga dy ekzekutime mafioze të pazbardhura ku viktimat kanë rënë pre e atentateve nga autorë të armatosur rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shkodër vrasja e Bardhok Pllanaj më shumë gjasa do të arshivohet pa autor për mungesë provash ndërsa pak kohë më parë edhe Lushnja u trondit nga një atentat në qendër të qytetit me një të vrarë dhe katër të plagosur, hetimet për të cilin kanë mbetur në vend numëro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?