3 risitë për patentat

Duke nisur nga dita e nesërme, 15 gusht, do të lehtësohet procesi i marrjes së kartonit të leje drejtimit të makinave. Tashmë pas mbarimit të procedurave të provimit të teorisë dhe praktikës, në momentin e aplikimit për kartonin e patentës, qytetarët do të marrin lejen e drejtimit në dorë për 30 minuta. Njoftimi është bërë për Report Tv nga zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Endri Haxhiu.

“Një risi dhe një lajm i mirë që qytetarët është edhe tërheqja e kartonit në vetëm 30 minuta. Duke pasur parasysh se deri në nëntor të vitit 2018 duhej 15 ditë minimumi, kjo është një risi fantastike dhe i lehtëson jetën qytetarëve. Ky projekt do të aplikohet për herë të parë në Tiranë dhe do të shtrihet në gjitha drejtoritë e tjera rajonale në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë, për faktin se 45% e drejtuesve të mjeteve ndodhen në Tiranë dhe çka është më e rëndësishmja, kjo procedurë do të jetë pa tarifë ekstra”.

Ndërkohë për bashkombasit tanë që jetojnë në Itali, prej datës 8 shtator do të njihet leja e drejtimit të lëshuar prej vitit 2017, kjo falë marrëveshjes mes dy qeverive asaj shqiptare dhe italiane. Kjo marrëveshje pritet te realizohet dhe me vende të tjera si Greqia e Serbia. “Lajmi i mirë për bashkëkombësit tanë është se nga 8 shtatori do të konvertohet modeli i ri i patentës. Kjo marrëveshje pritet te realizohet dhe me vende të tjera si Greqia e Serbia si dhe jeminë procedura dhe me Gjermaninë”.

Një projekt tjetër që pritet të realizohet, është monitorimi në livestream i testit të praktisës për marrjen e patentës. “Ndër shumë risitë, të gjitha mjetet e autoshkollat në momentin që do të kryejnë testin praktik do të kenë të instaluara me kamera dhe këto kamera do të monitorohen në livestream nga zyrat qendrore të Drejtorisë së Përgjithshmë të Transportit rrugor”. Gjatë muajve të fundit Drejtoria e Transportit dhe Shërbimit Rrugor ka lehtësuar procedurat për këtë sektor duke ulur dhe radhët e gjata që ktheheshin në shqetësim për qytetarët.

SHKARKO APP