3 skenarët e fatit të Belerit

Gjykata e Apelit ka shtyrë shpalljen e vendimit për Fredi Belerin në datën 25 qershor, ora 13:00. Çfarë rruge mund të vazhdojë Fredi Beleri në rrugën e tij në Parlamentin Europian si i zgjedhuri i popullit grek?

Diskutimi i parë është pyetja nëse do të shpallet fajtor, se sa do të dënohet Fredi Beleri, nëse marrim parasysh se ai është shpallur fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe është dënuar me dy vite burgim. Por nga ana tjetër ai rezulton i arrestuar prej majit të vitit 2023, pra ka më tepër se një vit në burg.

Në rast se qëndron në fuqi i njëjti dënim i shkallës së parë dhe ai vazhdon të qëndrojë dhe të konsiderohet fajtor nga Apeli dhe dënohet me dy vite burgim, llogaritjet janë që Fredi Beleri të lërë burgun në dhjetor 2024.

E dyta lidhet me mandatin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës ndërkohë që do të duhet të shohim dhe afatet sa i takon pretendimit se ai vazhdon të jetë kryetari i votuar i Bashkisë së Himarës.

E treta lidhet me fitoren si eurodeputet. Kjo është një çështje që i takon juristëve të cilëve do i duhet të shtrojnë diskutime sesi do vijojë ta kryejë detyrën e eurodeputetit dhe se çfarë fuqie kanë mandatet dhe ligjet ndërkombëtare në territorin shqiptar në këtë fushë.

SHKARKO APP