3 të arrestuar në Korçë për ushtrim të lojërave të paligjshme

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohen për ushtrim të lojërave të paligjshme.

Policia bën me dije se dy prej të arrestuarve ishin pronarë lokalesh ku dhe ushtrohej ky lloj aktiviteti.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 13, Korçë, konkretisht në lokalet e marra në përdorim nga shtetasit D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

“Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Goditen 2 raste, vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve pronarë të lokaleve ku ushtrohej ky lloj aktiviteti.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 celularë, që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 13, Korçë, konkretisht në lokalet e marra në përdorim nga shtetasit D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Zh., 31 vjeç; E. Sh., 30 vjeç dhe V. L., 24 vjeç, banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP