3 të prekur me COVID-19 në Elbasan, infektohen dy punonjëse të bankës dhe një e bashkisë

Dy punonjëse të një banke dhe një punonjëse e bashkisë janë infektuar në Elbasan me COVID-19. Dy punonjëset janë në të njëjtën bankë në Elbasan, ndërsa punonjësja e bashkisë është pjesë e zyrës së financave.

Të infektuarat janë karantinuar në banesat e tyre dhe nuk kanë shfaqur simptoma të rënduara apo problematike për shëndetin e tyre.

Hetimi epidemilogjik aktualisht po vijon për kontaktet e tyre, ku u është bërë tamponi dhe janë në pritje të përgjigjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?