3 vende të lira në SPAK, renditja finale e 8 kandidatëve dhe kush u shpall fitues

Tetë prokurorë shprehën interes për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK, për 3 vende të lira. Këshillit të Lartë Prokurorisë ka publikuar renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve që shprehën interesin për të qenë pjesë e SPAK.

1-Ols Dado
2-Anita Jella
3-Ndini Tavani
4-Bledar Maksuti
5-Kreshnik Ajazi
6-Pali Deçolli
7-Albert Kuliçi
8-Sonila Muhametaj

Tre fituesit për tre vendet vakante në SPAK janë shpallur sot dhe ata janë Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani. Lista me 3 kandidaturat do t’i përcillet SPAK për kontroll pasurie dhe figure. Intervistat filluan në orën 9.00 me intervale kohore çdo 30 minuta në dispozicion për 8 kandidatët.

SHKARKO APP