3 viktima dhe 118 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 3 pacientë dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, jetën që nga fillimi i pandemisë e kanë humbur 2389. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 2079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 118 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (29 Prill 2021)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 118
Të shëruar në 24 orë 719
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2079
Testime totale 632,901
Raste pozitive 130,977
Raste të shëruara 108,606
Raste Aktive 19,982
Humbje jete 2,389

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16089
Fier 1465
Durrës 355
Shkodër 557
Korçë 409
Gjirokastër 313
Vlorë 255
Elbasan 141
Kukës 130
Dibër 103
Berat 99
Lezhë 66

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?