3 viktima në 24 orë dhe 156 raste të reja me Covid-19

Covid-19 vijon që të jetë në shifra të ulta, por në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 3 pacientë dhe numri i jetëve të humbura nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, shkon në 2367 viktima. ”1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 62-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 156 qytetarë. ”40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik, Poliçan”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (23 Prill 2021)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 156
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3079
Testime totale 620,743
Raste pozitive 130,270
Raste të shëruara 104,278
Raste Aktive 23,625
Humbje jete 2,367

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17882
Fier 2008
Durrës 876
Shkodër 731
Gjirokastër 565
Korçë 600
Vlorë 326
Dibër 205
Kukës 228
Elbasan 113
Berat 65
Lezhë 26

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?