3 viktima në 24 orë, përgjaket dita e fundit e 2020 dhe dita e parë e vitit në Shqipëri

2020 u mbyll tragjikisht me një vrasje të dyfishtë në Tiranë, por edhe Viti i Ri nisi me një tjetër ngjarje të rëndë. Paraditen e 31 dhjetorit, 59-vjeçari Përparim Ademi vrau bashkëjetuesen e tij Zhaneta Metani dhe motrën e saj Kristina Bardhi. Zhaneta kishte një lidhje me të. Autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, Përparim Ademi ka deklaruar para grupit hetimor që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë.

Kurse mëngjesin e sotëm, një 34-vjeçar në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Autori dhe viktima kishin marrëdhënie të mira mes njëri-tjetrit, madje ka qenë Zvezhda që e kishte ftuar për të kaluar Vitin e Ri së bashku.

Si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit gjatë festës mes tyre dyshohet se ka pasur një debat, i degraduar më pas dhe më goditjen me thikë. 42-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur ti mbijetojë goditjes që ka marrë në shpinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?