3 viktima në 24 orë, vijon rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri
Betejën me Covid-19 në 24 orët nuk e kanë fituar 3 pacientë të shtruar në spitalet Covid. “Dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-67 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Nga 5482 testime, kanë rezultuar pozitivë 617 qytetarë, duke shënuar një rritje. “312 në Tiranë, 33 në Durrës, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 23 në Sarandë, 22 në Vlorë, 15 në Berat, 13 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 10 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, nga 7 qytetarë në Krujë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Peqin, Devoll, Përmet, Vorë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Patos, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Kolonjë, Dropull, Libohovë, Delvinë, Shijak, Mirditë, Tropojë, Kukës, Fushë Arrëz”.
Janë 5836 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 284 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,465 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 617
Të shëruar në 24 orë 284
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5482
Testime totale 1,478,636
Raste pozitive 209,516
Raste të shëruara 200,465
Raste Aktive 5,836
Humbje jete 3,215
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2747
Fier 670
Durrës 505
Shkodër 393
Vlorë 354
Elbasan 352
Berat 221
Lezhë 170
Gjirokastër 150
Korçë 107
Dibër 93
Kukës 74