3 viktima në vend nga “Ethet e Nilit”, ministrja Koçiu thirrje qytetarëve: S’ka vend për panik, por qëndroni vigjilentë
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar për virusin ”Ethet e Nilit”, që në vend i ka marrë jetën 3 qytetarëve dhe ka prekur disa të tjerë. Duke postuar një video sensibilzuese për sëmundjen, nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshillon qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë. ”Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”, shpjegon Koçiu.