3 viktima dhe 108 raste. Qirjako: 126 të shtruar në spitale, 12 të intubuar
Edhe 3 pacientë nuk e fituan betejën me Covid-19, kurse numri i rasteve të reja përgjatë 24 orëve të fundit, shkon në 108. Dr.Genta Qirjako nga Instituti i Shëndettit Publik, në konferencën e përditshme të përditësimit të të dhënave për ecurinë e pandemisë në vendin tonë, tha se viktimat janë një 77-vjeçare dhe një 83-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68-vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.
Ajo bëri me dije se vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit. ”Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. ”Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak”.
Qirjako dha edhe një lajm të mirë, që është shërimi i 60 pacientëve në 24 orët e fundit e që e çojnë në 2523 të shëruar që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. ”Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit”.
COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)
Testime totale 37311
Raste pozitive 4466
Raste të shëruara 2523
Raste Aktive 1820
Humbje jete 123 (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-941
Durrës-211
Shkodër-202
Vlorë-98
Lezhë-82
Korçë-64
Fier-52
Kukës-49
Elbasan-46
Berat-32
Gjirokastër-23
Dibër-20
KOHA JONË SONDAZH

