3 vite burg për Fation Muratin, në lokalin e tij u vra padrejtësisht Mimoza Paja
Aktualitet E Martë, 28 Mars 2023 16:30
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 3 vjet burg të Fation Muratit. Ai është pronari i lokalit në “Don Bosko” u qëllua me breshëri automatike, ku u vra Mimoza Paja e cila kishte shkuar për të marrë një kafe, dhe u plagosën gjashtë vetë të tjerë, mes të cilëve një e mitur. Sipas Prokurorisë, Murati duhet të fajësohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.
KOHA JONË SONDAZH

