3 vite burg për parakalim të gabuar? Ekspertët: Rrisni gjobën, të bëhet 500 mijë lekë
Ndryshimet në Kodin Penal do të prek edhe rregullat e qarkullimit rrugor. Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha dhe avokati Redi Ramaj tregojnë pse janë kundër.
“Parakalimi është shumë i rrezikshëm kjo kërkon gjoba të rënda por jo, në asnjë mënyrë dënime me burg. Nuk mundet që pasojat e gabimeve që bën dikush të jenë kaq drastike. Parakalimi është shumë i rrezikshëm. Kjo kërkon gjoba të rënda, por në asnjë mënyrë dënime me burg”,-thotë Hoxha.
Nga ana tjetër, Hoxhaj propozon disafishimin e masës së gjobës. ”Ne akoma nuk kemi mësuar të ecim në rrugë. Më mir vër gjobën 500 mijë lekë për parakalim të gabuar”.
Avokati Redi Ramaj është kundër dënimit me burg për parakalimin e gabuar. ”Duhen studime pastaj të marrim masa të rëndësishme. Është një draft që nuk plotëson kushtet teknike për tu implementuar në Kodin Penal. Ekspertët duhet të marrin dhe mendime të tjera dhe të njerëzve të specializuar”. Ramaj beson se drafti që aktualisht është ende në diskutim deri në formën e tij përfundimtare do të ketë ndryshime të tjera.