“3 vite hetime false”! Pas vizitës në SPAK, Berisha hedh akuza ndaj Dumanit
Paraqitjen në SPAK, Sali Berisha e ka cilësuar si një vizitë në “strofullën e krimit” për të denoncuar firmat e kreut të qeverisë Rama për atë që ai e cilëson si vjedhjen e shekullit.
Nga dritarja e banesës së tij, Berisha nuk i kurse akuzat për gjyqtarët e çështjes por edhe për drejtësinë e re. “Sot unë shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas mbi 3 vitesh hetim fals, nga grupi i organizuar në kriminal të partisë, Dumani, Kraja, Millonaj dhe kompani”,-deklaroi Berisha.
Madje krahasoi kreun e atij që ai e quan “SKAP-i i partisë”, me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. Për Berishën, kreu i Prokurorisë së Posaçme, është i korruptuar dhe për ligj dhe Kushtetutë ka partinë në pushtet.
“Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës. Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan. Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre”.