30% e krimeve në vend, kanë si autorë të rinjtë
Vrasja e polciit nga 21-vjeçar, është një ngjarje që nxjerr një problem të vjetër. Në 5 vitet e fundit rezulton se në 30% të ngjarjeve të rënda kriminale të regjistruara në vend janë të implikuar të rinjtë nga mosha 17 deri në 25 vjeç.
Sociologu, Gëzim Tushe thotë se përfshirja e të rinjve në krime lidhet me formimin qytetar të tyre. ”Sociologët thonë se nëse do të izolonim të rinjtë, 95% e krimit do të ulej. Kjo mund të jetë metaforë, por në të vërtetë edhe në shoqërinë shqiptare pjesa më e madhe e krimeve kryhet nga të rinjtë. Ka një problem shumë të madh që ka të bëjë me formimin e tyre, domethënë me qëndrimin qytetar, njerëz që dinë të vënë arsyen para instinkteve”.
Sociologu thotë se duhet punuar në forcimin e 3 institucioneve, që sipas tij janë luajnë rol në disiplinimin e të rinjve. Përfshirja e të rinjve vihet re dhe në krimet e lehta, si plagosjet me armë të ftohta apo sende të forta. Përfshirja e të rinjve është tepër e lartë, ku në 5 vitet e fundit rezulton se në 70% të këtyre krimeve janë të implikuar të persona nga mosha 17-25 vjeç.