30 efektivë dalin pozitivë në testin e drogës

Në radhët e efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës. Testi është marrë me rezerva nga policët, të cilët e kanë kundërshtuar duke thënë se është i pasaktë. Në Vlorë kanë rezultuar me përmbajtje lëndë narkotike në analiza 15 efektivë, por ato e kanë kundërshtuar.

Ato kanë mohuar kategorikisht që kanë konsumuar lëndë narkotike, por dyshojnë se mund të kenë rezultuar pozitiv për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme. Sesa mund të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë.

Në Elbasan, një police grua ka dalë pozitive në testin e drogës, si edhe 3 të tjerë në Sarandë. Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.

SHKARKO APP