30 emigrantë mbeten të bllokuar në doganë, ja si bëhet kalimi
Dogana e Kapshticës ka bllokuar përfundimisht edhe lëvizjen e këmbesorëve. Asnjë nuk do të lejohet ndërsa sot më shumë se 30 emigrantë kanë mbetur të bllokuar.
Burime nga Drejtoria e Kufirit thonë për Fax News se urdhëri është dhënë prej ditës së djeshme ndërsa janë lejuar të kalojnë vetëm studentët apo personat me probleme shëndetësore të cilët disponojnë autorizim nga Ministria e Jashtme.
Pala greke ka lejuar futjen teksa janë lënë në pritje nga pala shqiptare. Nga ana tjetër ulja e temperaturave dhe reshjet e borës e bejnë të pamundur qendrimin jashtë të qytetareve.