30 familjet e një pallati në Kavajë: S’kemi ku fusim kokën, të vijnë inxhinierët (VIDEO)
Tërmeti shkatërrues, ka vënë pasoja edhe në Kavajë. Mbi 30 familje në një pallat të lagjes nr.4, kanë apeluar për ndihmë duke nxjerrë një video se si është katandisur godina pas tërmetit të 26 nëntorit. Sipas tyre, pallati është i pabanueshëm. Lajmi është bërë publik, përmes një postimi në facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë
Demtime serioze te pallatit ne Kavaje! Kerkojne ndihme! sb Pershendetje ! Ju shkruajme nga qyteti i kavajes . Ne kte pallat jetojme mbi 30 familje . Bashkia erdhi dhe pa ne demtimet qe u bene ne shtator nga termeti 5.8 balle dhe askush nuk mori masa. Sot e kane nxjerre te pabanueshem ku duhet te drejtohemi te merren masat e duhura , masa te cilat duhet te merresh qe heren e kaluar vetem ne kte menyre sdo kishim demtimet qe kemi sot. Eshte e tmerrshme vetem kur e shikon e jo me te rikthehesh aty e ta pesojme sic ndodhi me pallatet qe u shemben para dy ditesh. Duam qe minimumi te vijne inxhiniere nga tirana specialiste qe te marrin masa se nuk kemi ku te fusim koken. Deri me tani askush i specializuar nuk ka ardhur pervec punonjesve jo kopetente te bashkise. Ju faleminderit ! Shpresoj ta merrni ne konsiderate e te degjohet ky rast ne media apo ne vendet e duhura!