30 forca të ushtrisë i bashkohen operacionit, vatrat e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës drejt shuarjes

Vatrat aktive të zjarrit në kodrat e Belishovës janë drejt neutralizimit të plotë. Që nga ora 5:30 e mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve.

Përballja me flakët ka vijuar deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Albpetrolit, Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e vështirë për neutralizimin e plotë të tyre.

Situata do të monitorohet përgjatë natës me grupe të gatshme, pasi era mund të riaktivizojë vatrat zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?