”30 goca me kufje si call center”, Shehi ironizon platformën e Ramës

Deputeti Dashamir Shehi ironizon platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, e prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Shehi thotë se kryeministri Edi Rama kërkon të na sundojë, duke ndërtuar me mendjen e tij disa institucione, që nuk gjenden as në Kushtetutë.

“Diktaturat lindin në kohë paqeje, kur dhuna është vetë brenda shtetit. Qeverisja është bërë instrument dhune, shtypje, të psikologjisë shoqërore e ambientit politik. Ky zotëri ka mbërrit të na sundojë tashmë, nuk ka nevojë më për instrumente. Ka ndërtu me mendjen e vet disa institucione, p.sh sistemi i kontrollit qeverisës, çfarë është ajo? Te kush resht i Kushtetutës e thotë, vetëqeverisje, na vë 30 goca me kufje te veshi si call center. Kjo na shitet jo për qeverisje por për avancim te demokracisë, këtë se ka mbërrit as Zvicra e Danimarka. Pse? Se nuk kemi nevojë më për qeverisje, i pengon diktatorët”, shprehet Shehi, fjala e të cilit u duartrokit edhe nga deputetët në sallën e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?