“30 korriku”, Lefter Maliqi: Meta të shpërndajë parlamentin ilegjitim

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi thotë se më 30 korrik Rama do të firmosë marrëzinë e tij të fundit që do të çojë vendin në një konflikt civil prandaj shpreson se ndërkombëtarët dhe presidenti Ilir Meta do të ndërhyjë.

Lefter Maliqi: “Marrëzia e fundit e këtij kryeministri të sëmurë që kërkon ta cojë vendin në një konflikt civil në vjeshtën e ardhshme.

Besoj dhe shpresoj tek faktorët ndërkombëtare dhe forca kushtetuese e presidentit për të ndalur marrëzinë e fundit të këtij njeriu i cili jo se është trim por është frikacak.

Ora e ndryshimit po vjen. Besoj dhe shpresoj që faktori ndërkombëtarë ta ndalë.

Në një intervistë për RTV Presidentit Ilir Meta i kërkon të shpërndajë parlamentin.

Lefter Maliqi “Shikoj një vjeshtë me një përplasje sepse nuk do të ketë as gaz lotsjellës dhe as presion që mund të ndalë zemërimin tashmë popullor. Kur turma të merr para nuk pyet as për polici dhe as beun e Surrelit.

Nëse ky me marrëzinë e vet voton ndryshimet kushtetuese ky parlament do të përfundojë si ai i Ukrainës. Presidenti nuk do të njohë ndryshimet kushtetuese, dhe duhet të shpërndajë parlamentin. Jam i bindur që populli do të marrë në dorë fatet, do të rrethojë parlamentin në mënyrë që të asnjë deputet të mos shohë më parlamentin të infektuar jo vetëm nga covid, por nga krimi dhe votat ilegjitime”

SHKARKO APP