30 mijë arsimtarë në kategorinë e të rrezikuarve, mësuesit: Na vaksinoni ndaj Covid-19
Në Shqipëri vijon procesi i vaksinimit ndaj Covid-19, kjo sipas kategorive të caktuara. Vetëm në sistemin arsimor parauniversitar janë gjithsej rreth 30 mijë punonjës arsimorë, të cilët me t’u vaksinuar do të jenë të sigurtë edhe për 480 mijë nxënës dhe familjarët e tyre.
”Pandemia na bëri të kuptojmë që mësuesit janë ndër kategoritë më të rrezikuara. Unë jap mësim në një klasë me 36 nxënës, që do të thotë jemi në rrezik si ne edhe familjarët e të gjithëve ne. Unë e kam kaluar Covidin në shtator dhe patjetër që do ta bëj vaksinën, si unë edhe familjarët e mi”, shprehen mësuesit.
Kurse disa nxënës janë shpreur se ”Na qetëson vaksina. Unë rri të gjyshërit dhe dua që ata të jenë të sigurtë. Jemi në klasë të gjashtë, dhe bëjmë mësim me shumë mësues, që rrezikojnë që të transmetojnë virusin nga klasa në klasë. Shkolla është e ardhmja ime, kështu që mësuesit janë të të rëndësishëm”.