30 mijë lekë subvencion për 1 hektar grurë, Braçe: Pafund i lumtur

Deputeti i PS-së, ish-zv/kryeminisri Erion Braçe është një nga zërat më kritikë ndaj qeverisë për mungesën e subvencioneve në bujqësi. ai e quan një betejë të fituar vendimin e marrë sot nga qeveria për të subvencionuar prodhimin e grurit në vend.

”Jam i gëzuar për popullin e bujqësisë, sidomos për ata që merren me drithin”, thotë deputeti në një reagim në rrjetin social “Instagram”. Por ai thekson se betejat politike kanë vlera dhe fton fermerët të mbjellin sa më shumë hektarë grurë, ndërkohë që do të kenë subvencione për punimin e tokës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca sot tha se me vendimin e miratuar, kultivuesit e grurit me sipërfaqe 1 ha, që janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 lekë për hektarë.

SHKARKO APP