30 mijë sirianë? Lleshaj: Shqipëria nuk ka kapacitete pritëse
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur flukse të mëdha klandestinësh në rast të hapjes së kufirit grek. ”Ne nuk kemi kapacitete për të menaxhuar flukse të mëdhaja, ashtu sikundër nuk i kanë edhe vende shumë herë më të fuqishme sesa Shqipëria. Do të ndjekim atë politikë që po ndjekin vendet e BE”.
Gjatë diskutimeve në komisionin e integrimit Lleshaj u pyet dhe për operacionin forca e ligjit për të cilin tha se qeveria ishte e detyruar të hartojë për shkak të lirimeve nga burgu të disa individëve të rrezikshëm kriminal.
Pas miratimit të aktit normativ Anti-KÇK qeveria pritet të krijojë Agjencinë për Sekuestrimin e Provave Materiale të Sekuestruara nga agjentët e OFL-së. Sipas drejtorit të kodifikimit në ministrinë e Drejtësisë pasuritë e sekuestruara mund të përdorën pavarësisht procesit që vijon.