30 mjekët/Shefi i Urdhrit të Mjekut: Duhet t’i kishim dhënë…

Duket se gjesti human që u vlerësua nga Italia dhe jo vetëm i 30 mjekëve shqiptarë, në Shqipëri ka marrë tjetër drejtim. Fatmir Brahimaj, shefi i Urdhrit të Mjekut, deklaroi për A2 se mjekët dhe infermierët që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar në përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi, kanë pasur me vete licencat por sipas tij, do të ishte mirë që të kishin marrë nga ne edhe një certifikatë të sjelljes së mirë.

“Ata kanë pasur me vete kopjet e licencës të lëshuara nga ne, që i jep të drejtën të ushtrojnë profesionin e mjekut te ne dhe te disa vende që e njohin atë. Do të ishte mirë që të kishin marrë nga ne edhe një certifikatë të sjelljes së mirë, një dokument që kërkohet për ata që frekuentojnë për arsye të ndryshme klinika të huaja”.

Nga ana tjetër, ai tha se në rastin aktual kemi të bëjmë me një marrëveshje mes dy qeverive dhe është kapërcyer ky formalitet. Në lidhje me shpërblimin prej 3000 eurosh për mjekët dhe 2500 eurosh për infermierët, Brahimaj theksoi se ata nuk janë nxitur nga paga për të shkuar në Itali. “Ata i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë sonë dhe unë them se kanë bërë një gjest që na nderon të gjithëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?