30 qershori, eksperti: Policia nuk ka kapacitete të ndalë opozitën
Numrat vënë në dyshim procesin e votimit në 30 qershor, megjithë planin e masave të policisë për të mbajtur nën kontroll rendin këtë të dielë. Për ruajtjen e mbi 5 mijë qendrash votimi janë rreth 7 mijë efektivë të angazhuar që do të ruajnë materialet zgjedhore.
Ish-kreu i Policisë së Lezhës, Arben Hajdarmataj, llogarit se nëse opozita do të tentojë të bllokojë procesin, policia nuk ka kapacitete ta ndalë: ”Sipas ligjeve në fuqi, punonjësi i policisë nuk mund të qëndrojë shumë pranë qendrës së votimit. Duhet të rrijë paksa larg që të mos intimidojë votuesin. N momentin që duhet ndërhyrja e policisë, duhet të vijë me vendim nga komisioni i votimit. Nëse do të kemi problem në shumë qendra votimi në të njëjtën kohë, praktikisht policia e ka të pamundur të ndërhyjë, pasi një polic i vetëm nuk vendos dot rendin dhe qetësinë”,-thotë ai për ”A2 news Cnn”.
Në bashkitë që kontrollohen nga PD dhe LSI, pati përplasje fizike mes policëve të shtetit dhe mbështetësve të opozitës, të cilët u mbështetën nga policët bashkiakë. Kryebashkiakët e opozitës njohin dekretin e Presidentit që anuloi 30 qershorin dhe kërkojnë lirimin e ambienteve ku u vendosën KZAZ-të.
KOHA JONË SONDAZH

