“30 qershori mund të sjellë viktima, Rama t’i thërrasë arsyes”

Deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar sot në Komisionin e Sigurisë që palët të ulen sa më parë në tryezën e diskutimeve, për t’i dhënë njëherë e mirë fund krizës politike.

Maliqi është shprehur se nuk ka kuptim që të mbagen zgjedhje pa opozitën, dhe se kriza politike ka sjellë pasoja shumë të rënda në ekonominë e vendit. Sipas tij, zgjidhja që i duhet sa më parë vendit është ajo për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Rama duhet të ndalë arrogancën, Basha të ulë tensionet. Meta të ulë palët. Ndërkombtarët të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës. Situata po shkon drejt përplasjes civile e cila po shkon deri në 30 Qershor, do ketë kulmi i tensionit me pasoja të mëdha deri në viktima, kjo për shkak të arrogancës, ironisë së KM dhe tensioneve me drejtuesit e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

S’mund të bejë zgjedhje me veten e vet pa kundërshtar, keqardhje për protestuesit dhe policet e lënduar. Rama ti thërrasë arsyes dhe të dialogoj sa seshte vone, pasojat do jenë të rënda dhe historia do i perbuzë e dënoj. Basha të ulë tensionet. Zgjedhje pa opoziten jane te paligjshme dhe te pamoralshme dhe anti demokratike, e kunderta con vendin ne diktature. 35 bashki jane pa kandidatë dhe 26 te tjere me kandidatë formal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi perfundimisht eshte në krize te rëndë politike, ekonomike dhe pasigurie e cila po shkon drejt degradimit. Keqardhje per popullin shqiptar ku po i vritet cdo dite shpresa per te ardhmen nga ky sistem politik dhe elektoral i korruptuar dhe i kalbur. Shtyrja e zgjedhjeve, ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe vetingu në politik domosdoshmëri për shmangien e krizave dhe të ardhmen Europiane të vendit”, deklaroi Maliqi në Komision.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?