30 Qershori në Kushtetuese, Avokatja e Popullit: Procesi cënoi të drejtat e qytetarëve

Në Gjykatën Kushtetuse po shqyrtohet çështja e zgjedhjeve njëpartiake lokale të 30 qershorit në 2019. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë fjalës së saj në Gjykatë, ka thënë se nuk mundet që Kolegji Zgjedhor të mos marrë parasysh dekretin e Presidentit.

”Shqetësimi i Avokatit të Popullit është se procesi ka cënuar të drejtat e qytetarëve. Nëse do të kthehemi në atë kohë, rezulton se parlamenti nuk po kryente rolin e tij, por as mekanizmat e tjerë, siç ishin gjykata. Prandaj duhet një gjykim në lidhje me veprimtarinë e institucioneve.

Ka vend që në këtë gjykim të trajtohet cilësia e zgjedhje. Unë nuk gjej bazë ligjore që një dekret të lihet pa fuqi nga një organ tjetër administrativ, aq me tepër që një organ si KQZ të thotë se nuk e quan të pavlefshëm, pasi ku do shkonim?

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet një proces për të shpallur një dekret, apo vendim të pavlefshëm, nuk mund ta bëj vetëm një organ. Është e vërtetë që bojkoti zgjedhjeve është problematik e madhe, por është detyrë e shumicës për të garantuar konsensusin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?