30 shtrime çdo ditë në spital nga Covid-19

Shqipëria prej afro një muaji është një fazë kritike të pandemisë. Ditët e fundit janë dyfishuar urgjencat dhe shtrimet në spital. 30 pacientë çdo ditë i drejtohen spitaleve Covid për trajtim të specializuar. Mjekët ngrenë shqetësimin se shumë nga të sëmurët shkojnë vonë dhe në gjendje të rënduar.

Mjekja e Spitalit Infektiv, Elda Qyra, tregon se një pjesë e konsiderueshme e të shtruarve janë të rinj mbi 20 vjeç. ”Nuk ka shumë raste të pacientëve të vaksinuar që kanë humbur jetën. Kanë qenë pacientë që vuanin nga 2-3 sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”.

Mbi 200 pacientë janë të shtruar në shërbimin infektiv dhe në spitalin Covid-3 në QSUT. Ndërkohë, infektimet nga mutacioni indian vijojnë të jenë të larta, rreth 1000 të prekur çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?