30 udhëtime në 12 vite, zbardhen lëvizjet nga sistemi TIMS për Përparim Ademin
Përparim Ademi ka lëvizur më shumë se 30 herë jashtë Shqipërisë. Kjo u zbulua falë sistemit TIMS, ku ndër të tjera thuhet se në 12 vitet e fundit autori i vrasjes së dy motrave në Astir, që nga viti 2008 ka qënë në Greqi më shumë se 18 herë.
Nga ana tjetër, është zbuluar se 59-vjeçari ka udhëruar 3 herë në Maqedoninë e Veriut, dhe 9 herë të tjera drejt Italisë. Udhëtimi i fundit i tij jashtë vendit ka qenë në Greqi, janarin e vitit 2020, ku qëndroi 1 javë.
Në këto udhëtime thuhet se autori i krimit ka qënë i shoqëruar nga dy motrat Metani dhe Bardhi si dhe nga bashkëshortja e tij. Këto lëvizje janë shumë dyshuese pasi për Ademin janë ngritur akuzat për trafikim fëmijësh në zonën e Selanikut.