“30 veshje jetëshpëtuese për një selfie”, Ilir Allkja: Mua më kryqëzuan se denoncova takimin me pacientët e dyshuar me COVID-19 pa mbrojtje

Mjeku Ilir Allkja ka rikthyer vëmendjen tek shkarkimi i tij nga puna dhe rikthimi sërish ps denoncimeve që ka bërë për mungesën e pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse në përballjen me pacientët, ndërsa së fundmi ka postuar në rrjetet sociale të ministres Manastirliu me 30 mjekët dhe infermjerët që u dërguan në Itali.

Allkja shkruan se ai u ankua për arsye profesionale që në tre raste të dyshuara për Covid19 e kanë nisur pa veshje jetëshpëtuese që kanë përdorur në fakt mjekët dhe infermjerët qëu nisën drejt Italisë.

“Unë u ankova për arsyen tejet profesionale që në tre raste të dyshuara për Covid19 më nisën pa këtë veshje jetëshpëtuese !
Dhe madje u kryqëzova në mënyrën më barbare nga qeveria !
Dje qeveria përdori 30 veshje jetëshpëtuese, njëpërdorimëshe thjesht për një selfie , propagandë !
Zonja ministre , ju lutem jepni mesazhe të sinqerta pune, puna, mirësia, bamirësia nuk kanë nevojë për të tilla vepra ?!”, shkruan Allkja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?