30 vite nga krijimi i PD/Basha: Sot vështirë të festohet, ndodhemi në një situatë dramatike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim ndryshe nga vitet e shkuara për 30-vjetorin e partisë, ku që në fillim tha se këtë vit është vështirë të festohet, pasi vendi ndodhet në një situatë dramatike.

Pjesë nga fjala

PD i priu kthesës së madhe dhe ndryshimit. Mesazh me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. PD vazhdon të jetë mburoja dhe garantuesja e lirive dhe demokracisë. Zanafilla e partisë tonë në lindjen e demokracisë në vend. PD lindi nga studentët, guximi dhe vendosmëria për ndryshim. PD lindi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat, afruam vendin me Europën. PD solli zhvillim ekonomik, infrastrukturor dhe punësim.

Krenarë për angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Punuam çdo ditë për çështjen kombëtare, për Kosovën e lirë e të pavarur. Sot, e vështirë të festohet, Shqipëria në një situatë dramatike. Rama e çoi ekonominë në humnerë. Shqipëria, ndihmën më të vogël për pandeminë, jetesa është shtrenjtuar. Papunësia po rritet, të rinjtë po largohen, Shqipëria po zvogëlohet. Spitalet në kolaps, mjekët të pambrojtur, qeveria i ka braktisur.

Qeveria, paratë e taksave për klientët e saj, jo për shqiptarët. Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie, qytetarët. Qeveria, asnjë plan për të luftuar koronavirusin, vetëm improvizime. Mizore përpjekja për të fshehur e manipuluar krimin shtetëror. Vrasja e Klodian Rashës në derë të shtëpisë, tregues i pandjeshmërisë ndaj qytetarëve.

SHKARKO APP