30 vitet e Gramoz Ruçit në Partinë Socialiste

Pas 30 viteve, karriera politike e Gramoz Ruçit në Partinë Socialiste u mbyll dje në Kongresin e Partisë. Një ndër funksionarët më jetëgjatë në radhët e të majtëve, u tërhoq pas 30 viteve kontribut në parti.

Prej vitit 1991, Ruçi zuri pozitën e Hekuran Isait në ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë Nano, po atë vit kryetar i Komitetit të Sigurimit.

Një politikan me tipare dhe qëndrim të ftohtë, ndërsa në Parlament apo në takime politike, ka mbajtur qëndrime të matura dhe konçize, duke anashkaluar fyerjet e ofendimet.

Gramoz Ruçi ishte 40 vjeç kur lindi Partia Socialiste, dhe në vitet 1991-1996 dhe 1999-2005 ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në Parti. Ruçi lindi në fshatin Salari të Tepelenës, ndërsa natyrshëm ai do të mbahet mend si drejtuesi politik dhe deputet i Fierit, aty ku është zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare.

SHKARKO APP