30-vjeçari futet në një servis për t’i shpëtuar dh*nës, 4 persona e ma*akrojnë me…

Një 30-vjeçar në Korçë është dhunuar nga katër persona. I riu vrapon dhe futet në ambientet e një servisi për t’i shpëtuar personave që po e ndiqnin nga pas me shkopinj bejsbolli në duar.

Ai ka mundur të futet në ambientet e servisit, ku në fillim një prej personave e ka goditur me shkop, dhe pak sekonda më vonë kanë mbërritur dhe tre të tjerë. I riu ka tentuar edhe një herë që t’i shpëtojë dhunës, por nuk kam mundur dhe është goditur nga të katërt personat.

Edhe pse në servis ka pasur disa të tjerë prezentë, duket se askush nuk ka tentuar që t’i ndajë. 30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, ai është dhunuar nga Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari, dhe Erion Gura. Dyshohet se konflikti ka nisur në datë 14 mars mes Hasanit, Selimajt dhe vëllait të këtij të fundit.

SHKARKO APP