30-vjeçari mbyt me duar nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një 30-vjeçar ka vrarë nënën e tij.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në lagjen “Çlirimi”, ku dhtetasi Ardit Zenelhoxha, 30 vjeç dyshohet të ketë mbytur me duar nënën e tij, shtetasen Hedije Zenelhoxha, rreth 67 vjeç.

Në momentin e ngjarjes nënë e bir kanë qenë në banesën e tyre. Nuk dihet ende nëse kanë qenë banorët përreth ata që kanë njoftuar policinë mbi krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka bërë  shoqërimin e 30-vjeçarit në komisariat  për  veprime  të  mëtejshme  hetimore. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu është në gjendje shoku dhe nuk kanë mundur t’i marrin asnjë dëshmi mbi arsyet që e kanë çuar në mbytjen e së ëmës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?