30-vjeçari plagos veten me armë zjarri
Një person mësohet se është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë. Sipas informacionit paraprak të policisë së Kavajës, A.H, 30-vjeç, është vetëplagosur me armë zjarri, dyshohet në gjendje të dehur. ”Më datë 26.04.2021, rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, shtetasi A. H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,-informon Policia e Shtetit.