30 vjet nga eksodi, Veliaj publikon foton e veçantë: Ilustrimi unik i aspiratës për liri
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur të publikojë mëngjesin e kësaj fundjave një foto të veçantë të 30 viteve më parë, e cila u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste.
“8 Gusht 1991 – 30 vjet anija Vlora Kjo foto e shkrepur nga barezi 16 vjeçar Lorenzo Turi u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste, por dhe shembulli më i madh i mikpritjes në Bari e më pas gjithë Italinë! Le të mos harrojmë”, shkruan Veliaj.
Më 8 gusht 1991, qytetarë të mbledhur nga të 4 anët e vendit, të vuajtur dhe të varfër, thyen barrierat dhe frikën, duke tejmbushur anijen “Vlora”, e ankoruar në Portin e Durrësit. Njerëzit qëndronin ku të mundnin, hipnin përmes litarëve, dhe kërkonin lirinë dhe “tokën e premtuar”, Italinë.
8 Gusht 1991 – 30 vjet anija Vlora 🇦🇱❤️🇮🇹
Kjo foto e shkrepur nga barezi 16 vjeçar Lorenzo Turi u be ilustrimi unik i aspirates se shqiptareve per liri pas diktatures komuniste, por dhe shembulli me i madh i mikpritjes ne Bari e me pas gjithe Italine! Le te mos harrojme! 🚢 pic.twitter.com/jjIpYZbfh5
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 8, 2021