30 vjet RENEA, Bledi Çuçi: Janë kryer mbi 2 mijë operacione!
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të RENEA-s vlerësoi punën e kësaj njësie. Ai tha se RENEA është elita e trupës së Policisë së Shtetit, e cila nuk bën kompromis me krimin.
Teksa bëri një bilanc shkurt të punës në këto 30 vite, Çuçi u shpreh se janë kryer 2827 operacion me rrezikshme të lartë, mesatarisht 94 të tilla në vit ose 1 në çdo katër ditë.
“Kanë kaluar plot tre dekada të mbushura me suksese dhe të arritur përmes punës tuaj.
Sot kjo njësi është elita e trupës së policisë dhe ky titull nuk i është dhënë as përmes një procedure të mistershme dhe as përmes një akti burokratik, por e ka fituar përmes sakrificave duke mos bërë kompromis me krimin.
Rruga nuk ka qenë e lehtë, që nga krijimi i saj kjo njësi ka organizuar 2827 operacion me rrezikshme të lartë, 94 në vit apo 1 operacion në 4 ditë.
Detyra e kësaj elitë kap një fushë të gjera që nis nga çlirimi i pengjeve, deri tek kapja e grupeve kriminale”, tha ndër të tjera Çuçi.
Ai nuk harroi edhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës, ku më i fundit është Ibrahim Basha.
“Nga RENA kanë humbur jetën 5 djem të shkëlqyer. Emrat janë në murrin e kujtesës. I fundit është ai i Ibrahim Bashës që humbi jetën në Lazarat në përballje me trafikantët”, tha ministri.
Çuçi u shpreh se me buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar investime për RENEA-n, ndërsa siguroi oficerët e kësaj njësie se do të kenë mbështetjen e qeverisë.