30-vjetori i eksodit të shqiptarëve, Rama: Italia është engjëlli mbrojtës i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj.

Gjatë fjalës së tij në këshillin Rajonal të Pulias, ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe kreu i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Rama e konsideroi Italinë si engjëllin mbrojtës të Shqipërisë.

Rama mori nga Emiliano çmimin “Rrënja e Pulias”.

Nuk e di a e meritoj gjithë këtë. Është si traditë që kur merr një çmim duhet edhe të flasësh. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që janë në sallë. Është e pabesueshme të mendosh që ata njerëz jemi ne, shqiptarët, duket si histori që ndodhi mijëra vjet përpara, por në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra, ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, por ajo që i bën të gjithë të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën në atë anije dhe sot janë pjesë përbërëse e asaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe 50 mijë ata që kanë një ndërmarrje të madhe a të mesme. Prej shumë vitesh nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne Italia ishte një ëndërr. Unë kam pasur një gjyshe katolike që më thoshtw shqipja është gjuha e të parëve të tu, kurse italishtja është gjuha e të kaltërve. Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë, që kur bëhet fjalë për të folur për shqiptarët ose kur bëhet fjalë për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Rama.

SHKARKO APP