30-vjetori i Meshës së Parë pas rënies së komunizmit, Meta: Mirënjohje dhe vlerësim për sakrificat e Kishës Katolike

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 30-vjetorin e mbajtjes së meshës së parë, pas rënies së komunizmit në Shkodër. Në një publikim në Facebook, Presidentit shprehet se kjo Meshë, e zhvilluar në kushte terrori nga një  regjim që po jepte shpirt, riktheu të drejtën e shprehjes dhe lirinë e ndërgjegjes.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Me rastin e 30-vjetorit të Meshës së Parë, si dhe të 4-vjetorit të shpalljes Martirë të Fesë, të 38 Shërbëtorëve të Hyjit, shpreh respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin tim për sakrificat dhe kontributin e vazhdueshëm që Kisha Katolike, drejtuesit dhe besimtarët e saj kanë dhënë për përparimin dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si sot, në 4 nëntor 1990, me një akt historik e tepër të rëndësishëm jo vetëm për Kishën, Dom Simon Jubani, me një kurajë civile të pashoq i dha një goditje regjimit komunist, me meshën e mbajtur në varrezat e Rrmajve në Shkodër, duke ju dhënë zemër e rikthyer shpresën tek besimtarët dhe populli shqiptar, të privuar në dekada nga liritë e të drejtat themelore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo Meshë, e zhvilluar në kushte terrori nga një  regjim që po jepte shpirt, riktheu të drejtën e shprehjes dhe lirinë e ndërgjegjes dhe shërbeu si një prelud i ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme, që do të pasonin deri në rënien përfundimtare të dikaturës komuniste në Shqipëri.

Kjo ngjarje vinte si rrjedhojë e qëndrimit, vuajtjeve dhe martirizimit të klerit katolik në Shqipëri dhe sidomos e kurajës së dëshmuar në veçanti nga qytetarët e Shkodrës, të cilët përherë kanë qenë në ballë të lëvizjeve për demokratizimin e vendit.

Lumturimi nga Selia e Shenjtë e 38 Martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri, simbole të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave hyjnore, integritetit e dinjitetit njerëzor dhe idealeve kombëtare, është një tregues i qartë i qëndresës, sakrificave dhe kontributit të vyer që kleri ka dhënë në drejtim të mbrojtjes së lirisë së besimit, përparimit e demokratizimit të vendit tonë.

Me rastin e 30-vjetorit të Meshës së Parë, si dhe të 4-vjetorit të shpalljes Martirë të Fesë, të 38 Shërbëtorëve të…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, November 4, 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?