300 kg kanabis nga Shqipëria u kapën në Malin e Zi, Abazoviç: Krenar për punën e autoriteteve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar për sekuestrimin e 300 kg kanabis në doganën malazeze gjatë kontrollit në kamionin me paleta druri që u fut nga Shqipëria. Ai shkruan se krenohet me rezultatet e drejtorisë së doganave dhe të policisë. “Zyrtarët e Drejtorisë Doganave, mëngjesin e sotëm kanë gjetur një sasi të madhe droge në hapësirën e ngarkesave. Ngarkesa e lartpërmendur është siguruar me vulë doganore, por zyrtarët e UPC-së, përmes analizës së rrezikut dhe punës së inteligjencës, e veçoi për inspektim dhe bëri një vepër që meriton të gjitha lavdërimet”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?