31 dhjetori i surprizave, kryeministri Rama vjen në rubrikën “Të Panjohurit!”

Mbrëmja e 31 dhjetorit në Tv Klan vjen me një super spektakël nga “E Diela Shqiptare”. Rubrika e parë e mbrëmjes është loja “Të Panjohurit”, por siç është bërë tashmë traditë për fundvit, këtë herë janë të famshmit ata që do të vendosen në podiumet e tyre. Konkurrenti? Nuk do jua kishte marrë mendja se do e shihnit të garonte në një kuic, por për këtë arsye “E Diela Shqiptare” është programi i surprizave. Lojtari që do të sfidohet në këtë mbrëmje të veçantë, është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama! Ardit Gjebrea: Së pari do të të doja të të falenderoj shumë për pranimin e ftesës dhe që sonte do të jemi bashkë në këtë mbrëmje të veçantë për të gjithë! Edi Rama: Shumë faleminderit për ftesën! Shpresoj të mos pendohem.

SHKARKO APP