31-vjeçari gjendet i varur në komisariatin e Kavajës, babai: Do ta zbardh vetë këtë gjë

31-vjeçari Ilvi Meta i dha fund jetës në komisariatin e Kavajës, pasi ishte arrestuar për vjedhje. I ndjeri ishte ndaluar nga policia pasdrekën e sotme si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes. Sipas informacioneve ai është gjetur i vetëvarur në qeli. Policia e ka gjetur me shenja jete, dhe u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Agim Meta, babai i djalit hedh akuza ndaj policisë, duke theksuar se do ta zbardhë vetë këtë ngjarje dhe se nuk ekziston mundësia që djali të vetëvritej.

“Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Si mund të vetëvritesh? Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë”,-tha për Top Channel.

SHKARKO APP