31-vjeçari i vë flakën vetes te Kthesa e Kamzës

Një 31-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë këtë të hënë në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, te “Kthesa e Kamzës”.

I riu është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

“Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?