31-vjeçari vret shokun me 9 plumba, më pas vetëvritet te xhaxhai

Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në Gjorm të Vlorës, policia ka zbardhur të tjera detaje. Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja, çka le të kuptohet se Artion Shenaj ka qëlluar me breshëri ndaj Mariglen Memës.

Viktima dyshohet se ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali më parë, ndërsa kishte një muaj që ishte rikthyer nga vendi fqinj. Memaj dhe Shenaj njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa dyshohet se kishin një konflikt të vjetër. Memaj ka qenë duke pirë kafe në lokal kur është qëlluar nga Shenaj i cili kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca ku kishte qenë dënuar për vjedhje, ndërsa dyshohet se ka qenë me probleme mendore.

Ngjarja

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se fillimisht ka patur një grindje mes dy të rinjve dhe më pas Shenaj është larguar nga lokali për të marrë kallashnikovin në banesën e tij. Pas disa minutash 31-vjeç është rikthyer në lokal dhe ka qëlluar me armë zjarri 35-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Mësohet se autori kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca, ku sipas burimeve ka qenë në burg me precedentë penale për lëndët narkotike. Memaj ishte prind i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ndërsa autori ishte beqar. Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në Itali, edhe ai për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij. Ka dyshime që konfliktet mes tyre kanë qenë të vjetra dhe se mendohet që ka të bëjë me pazaret e drogës, ndërkohë që të dy palët kanë qenë dhe fqinj me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëvrasja

Memaj, ka qenë duke pirë kafe në qendër të fshatit kur i është afruar Shenaj, dhe pa paralajmërim ka goditur në drejtim të tij. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit, Memaj ka ngelur i vdekur në vend. Pas të shtënave, autori është larguar nga vendngjarja e më pas ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij aty pranë, ku me të njëjtën armë zjarri është vetëvrarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?